
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka folur pas takimit që kishte me Kurtin.
Para gazetarëve, ai u deklarua rreth barrikadave në veri, për të cilat tha se nuk duhet të hiqen me eskavatorë.
Sipas sllovakut, të njëjtat duhet të largohen me një marrëveshje politike.
“Jam diplomat. Për mua mënyra më e mirë për t’i larguar barrikadat është si rezultat i një marrëveshjeje politike, jo me ekskavatorë”.
Ai gjithashtu konfirmoi se do të takohet edhe me komandantin e KFOR’it dhe me shefin e EULEX’it.








