Dukato 2
02LAJME

Policia e konfirmon për “Mitropol” aksidentin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: Ka dëme materiale

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automobil dhe një kamionetë, shkruan Mitropol.

Aksidenti për të cilin raportoi “Mitropol” ka ndodhur konkretisht në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Weelnes

Dëshmitarët thanë se në vendin e ngjarjes nuk kanë parë ekipet e shëndetësisë, andaj nuk besohet të ketë pasur të lënduar nga aksidenti.

Për “Mitropol” rastin sapo e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në hyrje të Vushtrris, aksident më dëme matriale, dy vetura të përfshira!”, tha zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti për “Mitropol”.

Dje në këtë rrugë u regjistrua një tjetër aksident për shkak të ngricave dimërore./Mitropol/

Dukato 1