“Ty kom me t’përgjakë”/ Mitrovicasi kërcënon bashkëshorten e tij, thotë se do ia marrë fëmijët

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë.
Një çift nga Mitrovica kanë përfunduar mbrëmë në Polici, pasi dyshohet se burri ka kërcënuar bashkëshorten e tij.
Sinjali mëson se 31-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve policorë se i shoqi e ka kërcënuar përmes telefonit duke i thënë se do ia marrë fëmijët dhe atë do e rrah keq deri sa ta përgjakë.
Kjo thotë se ka ndodhur për shkak që pas mosmarrëveshjeve që kishin bashkë, ajo ka marrë fëmijët dhe ka shkuar të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.








