Active 2
02LAJME

“Kam me t’mbytë”/ Mitrovicasi kërcënon personin që dëshmoi në Polici kundër djalit të tij

Konfliktet verbale mes kosovarëve shpeshherë eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje për çka përfundojnë në pranga dhe futen në sherr me ligjin. Për një rast të tillë që ka ndodhur sot në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet nga një 58-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari A.Q., e ka kërcënuar një person për shkak të një rasti të mëhershëm ku ishte i përfshirë djali i tij. Sipas informacione të para, i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën, të cilit i kishte kërkuar që ta tërheq deklaratën kundër djalit të tij në lidhje me një rast.

Tripika

Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka thënë viktimës se “kam me t’mbytë”, duke i shkaktuar atij shqetësim dhe frikë, për çka e ka denoncuar në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, ndaj tij Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për “Kanosje”.

Koha