Pellini
02LAJME

Raportohet se Policia e Kosovës arrestoi një serb nga Lagjja e Boshnjakëve, dyshohet për krime lufte

Një serb nga Mitrovica Veriore me emrin Sllagjan Trajkoviq raportohet se është arrestuar dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për krime lufte rreth orës 17:00.

I njejti deri në doreheqjet kolektive kishte shërbyer si polic në Policinë e Kosovës dhe banonte në Lagjen e Boshnjakëve, lagje e përzier etnikisht me shqiptarë, serbë e boshnjakë, transmeton “Mitropol”.

London

Bashkëshortja e të arrestuarit Suzana Trajkoviq ka konfirmuar lajmin për arrestimin dhe shtoi se ai akuzohet si i dyshuar për krime lufte.

Lajmi është raportuar nga mediumi serb Kosovo Online por nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës ende.

Pellini