Reagon Kurti: Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal

“Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Tutje Kurti e ka komentuar dënimin e Gjykatës Speciale ku ka thënë se është papranueshme që luftëtari i cili ka luftuar për ta çliruar vendin e vetë të dënohet me shumë se sa okupatorët që franë gar e fëmijë të pafajshme.
“E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet”, ka shtuar Kurti.








