Pellini
LAJME

Trajkoviq e ashpër me Vuçiqin: Je barbari më i madh në tokën e Ballkanit

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq po vazhdon të mbahet e ndaluar nga Policia e Serbisë tashmë rreth 20 orë në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Trajkoviq është parë shumë aktive në llogarinë e saj në Twitter gjatë mbajtjes nga autoritetet serbe, teksa në një status të fundit ka shkruar për presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Active 1

“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq. /Nacionale/

Pellini