Pellini
LAJME

Sveçla: Lajmet që Policia e Kosovës po arreston ish-policët janë pjesë e fushatës dezinformuese serbe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ka thënë se lajmet në mediat serbe kinse Policia e Kosovës po arreston ish-policët janë thjeshtë pjesë e fushatës dezinformuese serbe.

Edhe ai demantoi këto lajme duke thënë se Policia e Kosovës nuk ka asnjë lloj liste për arrestimin e ish-policëve, raporton Zeri.info.

Medi

“Në Republikën tonë demokratike, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit. Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zone”, thuhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka demantuar mediat të cilat kanë raportuar se një ish-pjesëtar i Policisë, i identifikuar si Zoran Mihajlloviq u arrestua ditën e sotme në veri të Mitrovicës. /Zëri/

Weelnes