Premium Store
02LAJME

Ky është mjeku nga Mitrovica që ishte pjesë e ekipit që shpëtuan 15 vjeçarin mitrovicas që u therr me thikë

Një 15-vjeçar nga Mitrovica, nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Fazli Greiqevci” në Shipol ditë më parë është therrur me thikë, shkruan “Mitropol”.

Si pasojë e lëndimeve të marra në shpinë dhe sasi të madhe të gjaku që kishte humbur, 15 vjecari ka arritur të shpëtoj fal intervenimit të kirurgëve torakalë në QKUK.

Aurora Group

Dr. Nazmi Kolgeci së bashku me kolegun e tij kirurg Bedri Osmanin dhe tre specializantë, Selman Ajvazi, Driton Tolaj dhe Ardian Peci kanë operuar të miturin nën mbikëqyrjen e anesteziologut Lulzim Eminit dhe doktoreshën Turkane, shkruan “Mitropol”.

Mjeku mitrovicas, Selman Ajvazi ishte pjesë e operimit nën mbikëqyrjen e anesteziologut Lulzim Eminit dhe doktoreshën Turkane.

Sipas Kolgecit, 15 vjeçari është në gjendje stabile dhe është duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

Active