Dukato 2
LAJME

EULEX për gjendjen në veri: Prani shqetësuese e të armatosurve

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX e ka konsideruar situatën në veri si shqetësuese dhe të tensionuar, në ditën e 11-të që nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjal.

Në koordinim me KFOR-in, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Aurora Group

“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë. Ato janë të paligjshme dhe pengojnë lirinë e lëvizjes. Krahas këtyre shqetësimeve, edhe kriminaliteti në veri të Kosovës është shqetësues. Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive të zbatimit të ligjit ta parandalojnë këtë”, thekson EULEX-i për KosovaPress.

Dukato 1