Medi
02LAJME

Dy shpërthime brenda 5 minutave në veri, kësaj radhe tek fakulteti IBCM

Brenda 5 minutave kanë ndodhur dy shpërthime të shpejta në veri, shkruan Mitropol.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë fakultetit IBCM, kampusit në veri, gjersa i pari tek shkolla teknike, konfirmojnë banorët për “Mitropol”.

Premium Store

“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por ende s’ka ndonjë përgjigje, deri në publikim të lajmit.

Përveç detonimeve me shok-bomba, edhe në anën veriore por edhe në atë jugore vazhdimisht ka edhe hedhje të fishekzjarreve e dinamitëve piroteknikë, për shkak të afrimit të festave të fundvitit. /Mitropol/

Premium Store