Active 2
02LAJME

Aksident në qendër të Mitrovicës, dy vetura të përfshira

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Në aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë e markës Opel dhe një tjetër Mercedes tip ML, e cila ka pësuar dëme të theksuar me xhamin e përparmë të thyer tërësisht.

Dukato 1

Në aksident dyshohet ka pësuar dëme të vogla edhe autobusi që po kalonte aty pranë.

Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti, gjersa në vendin e ngjarjes veç kishte qëlluar një njësi e Policisë së Kosovës.

Ky aksident ka shkaktuar edhe bllokim e kolonë të gjatë në rrugën kryesore të qytetit./Mitropol/

Premium Store