
Djali i ish-policit serb të arrestuar nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, Predrag është paraqitur sot para protestuesve serbë në Rudarë, njofton “Mitropol”.
Në protestën masive ku është shpalosur një flamur gjigant me ngjyrat e flamurit serb janë parë qindra vetura e dhjetëra autobusë duke sjellur serbë nga gjithandej Kosova.
Në deklaratën e tij, i biri i Pantiqit ka thënë se babai i tij është i pafajshëm dhe se u arrestua vetëm sepse është serb.
Dejan Pantiq u arrestua më 10 dhjetor nën dyshimet se hodhi sulmoi me mjet shpërthyes zyret e KKZ-së tek Tre Rrokaqiejt në veri./Mitropol/








