Pellini
02IN MEMORIAMLAJME

Vdes nëna e Nuredin Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajit

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë nëna e nënkryetarit të komunës së Skenderajit, Nuredin Lushtakut, shkruan Mitropol.

Lajmin për vdekjen e Adile Lushtakut e ka bërë të ditur Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, përmes një postimi në facebook.

Aurora Group

Jashari ka theksuar se nëna Adile ka qenë nëna e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së në ditët më të vështira të tyre.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Adile, nënës së Gjeneralit Nuredin Lushtaku.

Nëna Adile jo vetëm për 6 djemtë e saj por ishte nënë edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ishte afër Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët në ditët më të vështira në rrugën e Idealit për Liri u ushqyen nga duart e arta të saj.

Jeta dhe vepra e saj, kontributi në luftën tonë heroike do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Në emrin tim personal dhe në emër të komunës së Skenderajt i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, Gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe të gjithë miqve të familjes Lushtaku.

Pusho e qetë në tokën e Kosovës së Lirë nëna Adile!

Dukato 1