Medi
02LAJME

Xhelal Sveçla: Kërkesa për lirimin e Pantiq është e papranueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kërkesa e serbëve për lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme, shkruan Mitropol.

Sveçla shtoi se gjendja shëndetësore e Pantiq është e mirë gjersa theksoi se si Qeveri kanë bërë kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendër të paraburgimit.

Weelnes

“Lirimi i Pantiqit është i papranueshëm. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”, tha ai./Mitropol/

Weelnes