Aurora Group
LAJME

Sveçla: Nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, ne i kemi kapacitetet e nevojshme për ta bërë vetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur sot një konferencë për media fokusi i të cilës ka qenë veriu i vendit.

Gjatë konferencës ministri Sveçla ka folur kryesisht mbi barrikadat e vendosura atje dhe bllokimin e rrugëve, për të cilat është shprehur se janë duke u organizuar nga grupe të ndryshme kriminale të armatosura e nga qytetarë që po kërcënohen nga grupet kriminale të udhëhequra nga Beogradi, shkruan “Mitropol”.

Tripika

Ministri u shpreh se këto barrikada kanë humbur arsyen mbi të cilën janë ngritur, arsye e cila faktikisht nuk ka qëndruar asnjëherë.

Sipas Sveçlës qëllimi i tyre i vetëm është të bllokojnë veprimet ligjore që ka Kosova.

Lidhur me spekulimet se ka policë në gjendje të keqe shëndetësore në Veri, Sveçla u shpreh se Policia e Kosovës gëzon të gjtha kapacitetet dhe përgaditjen e profesionalizmin për menagjimin e kësaj situate dhe për largimin e barrikadave.

“Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë apo është rënduar. Ne po presim që ato (barrikadat) sa më shpejt të largohen dhe nëse kjo nuk ndodh ne i kemi kapacitetet e nevojshme për ta bërë vetë“ – shtoi ai gjatë fjalimit të tij.

Ai shprehi nevojën e domosdoshme të kthimit në normalitet dhe largimin e barrikadave, ose të paktën të njoftohen nëse kjo nuk do të ndodh për të vazhduar me hapat tutje.

“Pas kësaj, ne do të marrim masat e nevojshme sipas planeve operacionale që tashmë ka përgatitur Policia e Kosovës” – u shpreh tutje ministri në konferencë. /Mitropol/

Pellini