
Një helikopter i KFOR-it është parë sërish se është nisur drejt veriut me një ngarkesë ushqimore, njofton “Mitropol”.
“Mitropol” ka siguruar fotografi e video të helikopterit të KFOR-it gjersa shkonte në drejtim të veriut.
Raportohet se i njejti u nis nga Frashëri me ngarkesë e u kthye sërish në Frashër pa të, siç shihet edhe në video.
Ende nuk dihet se për çka po bart KFOR-i ushqime në veri, apo nëse janë të destinuara për shfrytëzim nga ushtarët e KFOR-it.
Një dërgesë e tillë ishte realizuar edhe më 13 dhjetor të këtij viti./Mitropol/








