Dukato 2
02LAJME

Aplikantët e FSK-së po rrezikohen pasi detyrohen të shkojnë në gjykatë në veri për vërtetim që s’janë në hetime

Aplikantët e rinj për t’u bërë ushtarë të FSK-së nga rajoni i Mitrovicës po rrezikohen çdo ditë në veri të qytetit.

Kjo pasi atyre u kërkohet një vërtetim që nuk ndodhen nën hetime.

Active

I njejti, siç thekson një nga këta aplikantë për “Mitropol” nuk mund të nxjerret askund tjetër përveç në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, përveç se po rrezikohen nga grupet kriminale atje, ata po detyrohen të paguajnë taksi në shumën rreth 10 euro për të shkuar deri në destinacion.

Por ky problem, siç mëson “Mitropol” pritet të zgjidhet shpejt, pasi siç bëjnë të ditur burime brenda gjykatës së Mitrovicës, sot Këshilli Gjyqësor ka aktivizuar sistemin online për aplikim në dokumente dhe administratë.

Kjo do u mundësojë aplikantëve të pajisen me dokumentet e nevojshme përmes sistemit online./Mitropol/

Dukato 1