Dukato 2
02LAJMI YT

Parkimet e parregullta, problem statik i Mitrovicës

Problemi i parkimeve të parregullta po shkakton telashe të shumta në trafikun e Mitrovicës.

Me gjithë faktin se rregullimi urbanistik nuk lejon hapësirë të mjaftueshme për lëvizje të automjeteve, disa shoferë kujdesen që ta vështirësojnë punën edhe më shumë.

Active 1

Dy prej tyre sot kishin parkuar anash njërit nga shiritat e rrugës, duke shkaktuar frustrim te shoferët e tjerë në trafik.

Një nga shoferët ka dërguar fotografinë e këtyre parkimeve të parregullta në Mitrovicë duke kërkuar angazhim nga Policia e Kosovës, pasi siç thotë qytetari të njejtit janë shumë pasiv në çështjen e parkimeve të parregullta në qytet./Mitropol/

Weelnes