Aurora Group
02LAJME

Shkolla “Ali Kelmendi” në Vushtrri anulon vizitën në kishë pas raportimit të “Mitropol”

Sot gjatë ditës “Mitropol” raportoi për ankesën e disa prindërve të nxënësve të klasës parashkollore të shkollës fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri se shkolla në mënyrë tinëzare planifikonte t’i dërgonte nxënësit në një kishtë protestante për të marrë nga një dhuratë për fundvit.

Prindërit i thanë portalit se kjo po organizohej pa njohurinë e tyre, gjë kjo që u dëshmua edhe nga biseda e prindërve në një grup në Viber. Madje, në diskutimin e tyre në grupin e prindërve, një nga prindërit ka thënë se e kanë pyetur mësuesen e klasës se ku po planifikojnë t’ua dërgojnë fëmijët për dhurata por se nuk kanë marrë asnjë përjgigje nga e njejta.

London

Prindërit tutje pretendojnë se shkolla “Ali Kelmendi” ka edhe një “marrëveshje të fshehtë” me kishën protestante “Fjala e Zotit” në Vushtrri.

E menjëherë pas raportimit të “Mitropol”, shkolla “Ali Kelmendi” publikoi një njoftim ku tentoi të arsyetohej në lidhje me vizitën që sipas prindërve po tentohej të mbahej e fshehtë.

Në njoftimin e publikuar, shkolla arsyetohet se ky veprim i tyre kishte për qëllim që t’i gëzonte fëmijët sado pak gjatë këtyre ditëve feste.

Tutje, shkolla tha se nga marrëveshja që patën me përfaqësuesit e kishës protestante “Fjala”, me të cilët thonë se kanë bashkëpunim të vazhdueshëm, ishte planfikuar që këto dhurata të sjellen në shkollë dhe t’u shpërndahen nxënësve, por që sipas njoftimit të shkollës, ky plan ndryshoi me kërkesën e kishës.

“Me datë 21 dhjetor stafi i “Kishës Protestane Fjala” njoftoi shkollën që ka ndryshuar vendi i shpërndarjes së dhuratave, ku nga shkolla ka kaluar ne Zyrën e Kishës Protestante “Fjala” në Vushtrri.”, thuhet në njoftim.

Shkolla tutje mundohet ta mbulojë skandalin e mos-njoftimit të prindërve të shkollës për këtë vizitë, duke thënë se edhe pse 98% e prindërve ishin që kjo iniciativë të realizohet, kjo iniciativë u ndërpre dhe nuk u realizua për shkak të ankesës që pati një prind në një mbledhje të drejtorisë me prindërit e klasëve përgatitore ku janë njoftuar lidhur me një ankese të një prindi.

“Qëllimi i shkollës sonë ka qenë që të gjithë fëmijët e klasëve pergatitore pa dallim, të pranojnë nga një dhuratë për fundvit, meqë një nga fëmijët nuk do ta pranonte këtë dhuratë nga kundështimi i prindit, kjo iniciativë është anuluar nga drejtoria e shkollës.”, thuhet tutje në njoftim.

”Mitropol” gjatë ditës kishte publikuar edhe bisedat në grupin e prindërve të klasës parashkollore të kësaj shkolle, të cilët shprehin indinjatën e tyre për mos-informim për vizitën në kishë.

”Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves shkollat jane institucione laike dhe nje marreveshje e fshefte si kjo mes shkolles “Ali Kelmendi” dhe kishes protestante “Fjala e Zotit” shkel dhe abuzon me Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne radhe te pare pastaj me femijet e vegjel te cilet tentohet te dergohen tinezisht ne kishe! Thjesht Shkolla “Ali Kelmendi”ne kete rast eshte shendrru ne misionarizem protestant!”, tha njëri nga këta prindër në formë anonime për “Mitropol”.

Kujtojmë se në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës shkollat janë institucione laike dhe duhet funskionuar në atë formë. Gjithashtu, çdo aktivitet ku involvohen fëmijët e mitur duhet të bëhet me aprovimin e prindërve./Mitropol/

Active 1