Dy të rinjët e sulmuar nga serbët dje në veri kërkuan ndihmë nga EULEX-i, ata i orientuan tek Policia e Kosovës

Tensionet në veri të Mitrovicës çdo ditë po prodhojnë probleme të reja me të cilat më së shumti po përballen banorët e asaj zone.
Rastet e raportuara për persona të sulmuar nga ana e serbëve nuk kanë munguar.
Ngjarja siç mëson “Mitropol” ka ndodhur kur dy fëmijët kanë qenë duke shkuar në shtëpinë e cila ndodhet në ‘Kodrën e Minatorëve’, ku kanë hasur në një grup të serbëve, të cilët u janë drejtuar fëmijëve në gjuhën serbe.
Më pas ata kanë kaluar në sulm fizik ndaj të miturve, duke i goditur ata me shuplaka e shqelma dhe si pasojë dy viktimat kanë marrë lëndime trupore.
Fëmijët rrëfejnë të jenë larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar direkt tek njësitet e EULEX-it, që po qëndrojnë në veri tash e dy javë, të cilët i kanë orientuar për të kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.
Si pasojë e lëndimeve fëmijët janë dërguar në në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është ciëlsuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, /Mitropol/








