
Do duhej të ishte hapur qysh prej 1 shtatorit. Por, për shkak të procesit të renovimit, çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë ndodhet e mbyllur ende.
Mirëpo, duket se pritjes po i vie fundit. Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, shkruan “Mitropol”.
Kadriu duke i falënderuar prindërit për mirëkuptimin e tyre ka thënë se në çerdhen “Gëzimi Ynë” investimeve për përmirsimin e kushteve të jetesës dhe edukimit, të të dashurve tuaj dhe tonë, fëmijëve, po u vie fundi.
Postimi i plotë:
Të dashur prindër,
Në çerdhen “Gëzimi Ynë” investimet për përmirsimin e kushteve të jetesës dhe edukimit, të të dashurve tuaj dhe tonë, fëmijëve, po u vie fundi.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj në këtë proces të gjatë por jetik në ngritjen e cilësisë së jetesës në çerdhe.
Do të shihemi së shpejti për përurimin e këtyre ambienteve.












