Medi
02LAJME

Profesori Lulzim Paci i famshëm për vallëzime propozohet për drejtor të Arsimit në Vushtrri

Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Lulzim Paci, tashmë i njohur në tërë Kosovën pasi u bë viral muaj më parë me vallëzimet e tij në TikTok është rikthyer sërish në temë diskutimi, shkruan “Mitropol”.

Kësaj radhe ai është propozuar për t’u zgjedhur drejtor në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vushtrrisë nga asambleisti i PDK-së, Ilmi Azemi.

Aquapark 2

Azemi ka thënë se Paci, përveç përgatitjes, përvojës dhe eksperiencës që posedon, mrekullueshëm do të krijoj duetin kryetar (çifteli) dhe drejtor (vallëtar profesionist).

Dukato 1