
Inspeksioni komunal në Mitrovicë ka dënuar të premten biznesin “A&M Mega Store” për parregullësi në lidhje me mallrat e shitura në lokal, mëson “Mitropol”.
Ky biznes i cili operon në kuadër të qendrës tregtare “Lux Mall” po përdorte çmime të dyfishta në produkte, me ç’rast të njejtit do pranojnë gjobë nga inspeksioni ditën e martë, pas kthimit nga pushimi për festën zyrtare të Krishtlindjeve.
Siç mund të shihet edhe në fotografinë më poshtë, për të njejtin produkt ishin të vendosura çmime të dyfishta. Në çmimoren e varur në rafte çmimi ishte me zbritje, gjersa etiketa e produktit tregonte çmimin pa zbritje, duke krijuar konfuzion tek klientët.

Karshi të njejtit biznes “Mitropol” mëson sa ka pasur edhe një procesverbal nga Inspektorati për eliminimin e parregullësive, por i njejti nuk e ka respektuar afatin e dhënë nga Inspeksioni.
Veç me çmime, parregullësi kishte edhe me flamujt e origjinës në produkte.
Ndryshe, Inspeksioni i Mitrovicës ka qenë mjaft aktiv në inspektimin e parregullësive nëpër biznese gjatë tërë vitit 2022./Mitropol/







