Aurora Group
02LAJME

Vushtrriasi ia sheh sherrin videos që e postoi duke shtënë me armë, arrestohet nga Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti në një video në rrjetet sociale postoi duke shtënë me armë zjarri.

Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, të dyshuarit mashkull kosovar i është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.

Weelnes

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Reznik, Vushtrri 24.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Koha