
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, e konfirmoi raprotimin e “Mitropol” për këto aksidente që kanë ndodhur paradite.
Ai bëri të ditur se njëri është vetasident, ku është lënduar një person.
Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.
“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti.








