Dukato 2
LAJME

Kërcënon sërish Serbia, thotë se ushtria është nisur për në Rashkë – komandanti: Kemi urdhër nga Vuçiq

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, sonte ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, se Ushtria ka marrë detyra që do t’i kryejë plotësisht.

Active 1

Gjenerali Mojsiloviq tha për TV Pink se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale.

Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës.

“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht”, nënvizoi Mojsiloviq.

Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe se kërkon prezencën e Ushtrisë përgjatë vijës administrative.

“Ushtria serbe do të jetë e orientuar drejt përmbushjes së detyrave të caktuara. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq.

Koha