Aurora Group
KOSOVËLAJME

Rrahje masive mes tetë personash, arrestohen nga Policia e Kosovës

Tetë persona janë arrestuar rrugën “Abedin Rexha” në Klinë të shtunën, me dyshimin se janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Active

Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Active