Premium Store
LAJME

Kurti e mbledh Këshillin e Sigurisë por s’lëviz për barrikadat: Po i presim veprimet e KFOR’it

Një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është mbajtur sot në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidentet e fundit atje.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim “u tha se ky kërcënim dhe këto veprime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë”.

Active 1

“Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës,  institucioneve shtetërore,  ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it”, thuhet në komunikatën për media pas takimit.

Aty u tha se gjatë këtyre 17 ditëve nga ngirtja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i”, thuhet më tej në konunikatë.

Në takim gjithashtu është thënë se “Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale”, ndërsa ZKM tregon se u potencua edhe se “liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Weelnes