
Një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur mëngjesin e sotëm rreth orë 06:00 tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicë.



Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor, kur bandat kriminale serbe vendosën barrikadat e para.
Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa deri më tash të bllokuara ishin rrugët magistrale.
Veç në qytet, sot barrikada e 13-të u vendos edhe rreth orës 08:00 tek vendi i njohur si “Kërrshi i Dudës”.

Kjo barrikadë përbëhet nga dy kamionë të mbushur me zhavorr, përcjell “Mitropol”.
Bllokada ndodhet në magji Mitrovicē-Zveçan, duke pamundësuar qarkullimin edhe më tej.
Siç raporton Kosovapress, në pikat ku kishte polici është shtuar prania e tyre por edhe KFOR-i ka shtuar qarkullimin./Mitropol/








