Pellini
02LAJMESPORT

Ishte në lidhje direkte, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO)

Gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami është sulmuar me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica.

Ajo u sulmua teksa po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm.

Aurora Group

Së bashku me operatorin gazetarja u detyrua të largohej nga vend ku ishte vendosur.

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare, janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda”, tha Policia.

Barrikada e vendosur në Mitrovicë të Veriut gjendet tek udhëkryqi i Shkollës Teknike, në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Gjersa edhe gazetari i “Mitropol”, Urall Boshnjaku, sot ishte duke raportuar drejtpërdrejt në orët e hershme të mëngjesit në të njejtin vend ku ndodhi hedhja e mjetit piroteknik.

 

 

LIVE nga barrikada tek Shkolla Teknike në Mitrovicë të Veriut

Posted by Mitropol on Tuesday, December 27, 2022

VIDEO KETU

Weelnes