Daniel Serwer kërkesë BE-së e SHBA-së: Bëjani të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja

Analisti, eksperti e profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka kushtuar një shkrim autorial zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Ai këtë situatë e ka quajtur “bllokim të rrugëve nga huliganët serbë, të cilët kanë sulmuar gazetarët dhe kanë qëlluar edhe mbi policinë e trupat e KFOR-it”, transmeton lajmi.net.
Sipas Serëer, bandat kriminale në veri paguhen e kontrollohen nga Beogradi.
Ai thotë tutje se Serbia dëshiron përkushtim të Kosovës për themelimin e Asociacionit, dhe nëse Kosova dorëzohet, do të ishte katastrofale.
“Por trazirat po dëshmojnë përtej çdo dyshimi se dorëzimi në atë pikë në kushtet aktuale do të ishte katastrofik për shtetin e Kosovës. Do të ishte një marrëzi po të bëhej një gjë e tillë, sepse kjo do të bënte që fuqitë parapa barrikadave të cilat janë të lidhura me shërbimet sekrete të Serbisë, të drejtonin këtë institucion”, ka shkruar Serëer.
“Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, ka shtuar Serëer.
Ai madje thotë se Vuçiq po e përdor strategjinë e Putinit në Donbas më 2014.
Shton se barrikadat duhet të hiqen me kujdes dhe në bashkëpunim me KFOR-in.








