Medi
LAJME

Gani Rama paditë Drita Kadriun dhe komisionin e ankesave në DKA për konkursin për drejtor të SHMLM “Dr.Xheladin Deda”

Gani Rama, ish-drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” i cili garën për t’u rizgjedhur drejtor i sërishëm i shkollës e humbi karshi konkurentes së tij, Drita Zaraj-Qamili, tani drejtoreshë e kësaj shkolle, ka dorëzuar padi lidhur me konkursin e mbajtur për zgjedhjen e saj, shkruan “Mitropol”.

Rama ka dalur me një njoftim në të cilin thotë se padinë në gjykatë e ka deponuar pasi komisioni i ankesave pranë DKA-së e ka refuzuar ankesën e tij dhe të konkurentëve të tjerë lidhur me vlerësimin dhe shkeljet e shumta që u bënë në DKA, refuzim ky që sipas Ramës ka ardhur pas presioneve politike.

Active

Gani Rama përmes postimit të tij është shprehur se rrugën e tij për meritokraci e drejtësi nuk do ta ndalë sepse, sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë e të luftuarit me politikanët ditor që tentojnë të shkatërrojnë arsimin duke e politizuar.

Sqarimin e tij mbi padinë i njejti e ka thelluar duke u shprehur se dashuria për arsimin nuk mund të zhvillohet me ata që vizita e nxënësve në Prekaz i pengon e me ata që luftojnë nga inati politik duke sabotuar çdo sukses të shkollës, që sipas tij ndodhi vetëm pse ishte ai drejtor.

“Kjo “vrasje institutucionale” ndaj SHMLM “Dr.Xheladin Deda”, dhe ndaj meje Mr.ph.Gani Rama, ka emëra që herët a vonë do të ballafaqohen me ligjin, ata janë:  Drita Kadriu dhe komisioni Refik Azemi, Luan Mehmeti”, ka shtuar tutje Rama.

Postimi i plotë:

Weelnes