Dukato 2
LAJME

Blici serb: Vuçiq, Petkoviç e serbët e veriut do të takohen në Rashkë

Media e afërt me regjimin në Serbi, “BLIC”, ka raportur se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vizituar njësitë serbe të vendosura ndërmjet Kralevës dhe Rashkës, duke shtuar se së shpejti do të zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës.

Sipas gazetës serbe, pritet që në orët në vazhdim, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, ambasadori Marko Gjuriq dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq do të bisedojnë me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës në kazermën në Rashkë.

Dukato 1

Kujtojmë se sot është dita e 18-të e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Mitrovicës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjes janë shtuar edhe dy të tjera.

Pellini