Fusha sintetike afër liqenit do ta bartë emrin e ish futbollistit “Erion Kajtazi” 🏟️

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Erion Kajtazi, shkruan “Mitropol”.
Pjesë e ceremonisë do të jenë të edhe krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Postimi i plotë:
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.
Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.
Me respekt
Presidenti i KF TREPÇA’89
z.Abedin Zeka – Beki.








