Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Nuk ka lëvizje në barrikadën tek Shkolla Teknike

Pak më parë në medie u raportua se një kamionetë tek barrikada në udhëkryqin tek Shkolla Teknike në Mitrovicën Veriore ishte larguar nga aty.

“Mitropol” ndodhet në vendngjarje dhe vëzhgon situatën, gjersa nuk është parë të ketë pasur lëvizje të barrikadave.

Premium Store

Gazetari i “Mitropol”, Urall Boshnjaku ka kaluar edhe në anën tjetër të barrikadës dhe ka parë se asnjë nga tri kamionetat e vendosura dy ditë më parë nuk kanë lëvizur nga vendi.

I vetmi kamion i lëvizur ishte një i parkuar në një rrugë anësore.

Kjo ishte barrikada e 13-të e vendosur në veri, e para e llojit të vet në rrugë në mes të qytetit, gjersa bazuar në deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vyçiq, sot pritet largimi i tyre.

Në afërsi të barrikadës është vendosur edhe KFOR/i italian me dy vetura./Mitropol/

Premium Store