
Me mbi 40 tituj libra të zhanreve të ndryshme është pasuruar biblioteka e qytetit “Latif Berisha”, të cilat janë dhuruar nga z. Avni Spahiu.
Këto botime librash i pranoi drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, e cila falenderoi ambasadorin, Avni Spahiu për këtë donacion të çmuar, si dhe për punën dhe veprimtarinë e tij afatgjate në fushën e arsimit dhe diplomacisë.
Ndërsa, z. Spahiu ka thënë se librat janë autorial, por edhe me disa tituj të autorëve të tjerë, nga fusha e letërsisë, historisë, diplomacisë, antropologjisë si dhe disa të tjerë me poezi.








