Active 2
LAJME

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e dërgon Izraelin në GjND për pushtimin e Palestinës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën me të cilën i bëhet thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) që të japë një opinion për pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.

Organi i lartë i OKB-së e miratoi këtë rezolutë me87 vota “për”, 22 “kundër” dhe 53 abstenime. Vendet perëndimore ishin të ndarapër këtë çështje, ndërsa shtetet arabe i dhanë përkrahje unanime rezolutës – përfshirë shtetet që i kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Rezoluta u përkrah edhe nga dy anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina.

Medi

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe 24 shtete të tjera – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë – votuan kundër rezolutës, ndërsa Franca ishte në mesin e 53 vendeve që abstenuan, shkruan “Al Jazeera”, përcjell “Nacionale”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e njohur edhe si Gjykata Botërore, e ka selinë në Hagë dhe është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara që i trajton mosmarrëveshjet mes shteteve. Vendimet e saj janë të detyrueshme, edhe pse ky organ nuk ka autoritet për t’i zbatuar ato.

Udhëheqësit palestinezë e mirëpritën miratimin e kësaj rezolute. Zyrtari i lartë, Hussein al-Sheikh, tha se rezoluta “e pasqyron fitoren e diplomacisë palestineze”.

“Ka ardhur koha që Izraeli të jetë shtet që është subjekt i ligjit dhe të mbahet përgjegjës për krimet e tij të vazhdueshme kundër popullit tonë”– tha Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, theksoi se votimi i rezolutës u bë një ditë pas betimit ë qeverisë së re të së djathtës ekstremenë Izrael, për të cilën ai tha se premton zgjerim të vendbanimeve të paligjshme izraelite dhe se do t’i përshpejtojë “politikat kolonialiste dhe raciste”ndaj palestinezëve. Ai gjithashtu i çmoi shtetet që e përkrahën rezolutën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë një opinion këshillëdhënës për pasojat ligjore të “pushtimit, vendbanimeve dhe aneksimit… përfshirë masat me qëllim të ndryshimit të përbërjes demografike, karakterit dhe statusit të Qytetit të Shenjtë të Jerusalemit, dhe nga zbatimi i legjislacionit përkatësi diskriminues dhe masave”.

Rezoluta e OKB-së kërkon nga GjND-ja të japë këshillë edhe se si këto politika dhe praktika“ndikojnë në statusin ligjor të pushtimit” dhe çfarë pasoja ligjore ngrihen për të gjitha shtetet dhe për OKB-në nga ky status.

Në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte vlerësuar se muri i Izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor ishte i paligjshëm. Izraeli e kishte kundërshtuar këtë vendim, duke e akuzuar gjykatën se ishte e motivuar politikisht.

“Asnjë organ ndërkombëtar nuk mund të vendosë që populli hebre është “pushtues” në atdheun e vet. Çfarëdo vendimi nga një organ i gjyqësorit që e merr mandatin e vet nga OKB-ja e politizuar e moralisht e familemtuar është tërësisht jolegjitim”– tha ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, para votimit të rezolutës./Nacionale/

Active 1