Dukato 2
02LAJME

Ambulanca arrin tek aksidenti në Zhabarë, i lënduari bartet në spital

Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi për një aksident me një person të lënduar në fshatin Zhabarë të Mitrovicës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura gjersa lëndime ka pësuar shoferi i një veture e cila ka rrëshqitur ose siç thuhet në popull i është bartur vetura.

Active 1

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur auto-ambulanca e cila ka bërë bartjen e personit të lënduar në Spitalin e Mitrovicës.
Veç ambulancës aty ka arritur edhe Policia e Kosovës e cila po ekzaminon rrethanat e aksidentit.
Dëshmitarët me dëshpërim thonë se shumë para ambulancës aty arriti ekipi i Policisë së Kosovës.
”Mitropol” do ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet.
Koha