Active 2
LAJME

Serbët e Zubin Potokut brohorasin kundër Petkoviqit dhe Listës Serbe, i quajnë tradhëtarë

Sot gjatë shenjtërimit dhe vendosjes së pemës së Krishtlindjeve ortodokse në Zubin Potok, në kishën e Shën Stefanit ka ndodhur një incident që target ka pasur drejtorin e së ashtuquajturës, Zyrës për Kosovë e Metohi, dhe liderëve të Listës Serbe që ndodheshin në meshë sot.

Një grup serbësh nga Kolashini kanë brohoritur kundër këtyre zyrtarëve për disa minuta duke i akuzuar për tradhti dhe rrënim të sigurisë.

Aurora Group

Gjatë incidentit, krerët e Listës Serbe e kanë rrethuar Petkoviqin dhe i kanë dëgjuar fyerjet pa reagim, ndërsa priftërinjtë, në krye me peshkopin, kanë tentuar të qetësojnë qytetarët e revoltuar, por pa sukses.

Këtë informacion e ka konfirmuar për KoSSev administratori i faqes në Instagram “Zubinn Potok info” dhe gazetari Andrija Lazarević.

“Pas fishekzjarrëve pasoi fjalimi i ipeshkvit. Në atë moment një grup serbësh filluan të shajnë dhe brohorasin kundër Petar Petkoviqit dhe Listës Serbe. Ata thanë “Shqiptarët po ju mbrojnë, a është kjo fitore, 10 me zero.”

Sipas fjalëve të gazetarit, brohoritja zgjati deri në tetë minuta. Peshkopi u përpoq t’i qetësonte serbët, së bashku me priftërinjtë vendas, por nuk pati sukses.

“Para së gjithash, brohoritja e tyre kundër Petar Petkoviqit zgjati rreth shtatë deri në tetë minuta. Lista Serbe e rrethoi Petar Petkoviqin dhe ata nuk reaguan. Peshkopi pa sukses u përpoq t’i qetësonte, por ata i thanë: “Peshkop, a na kupton. Shqiptarët po e mbrojnë”, përshkruan atmosferën Lazarevic.

Policia e Kosovës ishte afër kishës dhe supozohet se e kanë shoqëruar Petkoviqin.

Brohoritjet përfunduan në mënyrë paqësore, tha Lazarevic.

Sipas një njoftimi të mëhershëm, ipeshkvi është dashur ta shugurojë natën e Krishtlindjes në Mitrovicë, por nuk është paraqitur aty.

Sot para mesditës e ashtuquajtur Zyra për Kosovë dhe Metohi ka njoftuar se Petkoviq erdhi në Zubin Potok.

Përktheu dhe përshtati: MITROPOL

Koha