Dukato 2
LAJME

E konfirmon policia: 65 vjeçari Nysret Gubetini u vra

Sot gjatë ditës “Mitropol” raportoi për një person që u gjet i vdekur brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Rasty dyshohej se ishte vrasje e cila ishte kryer me një mjet pune (teshlicë), gjersa Policia e Kosovës sapo e konfirmoi për “Mitropol” se rasti po cilësohet si vrasje.

Aurora Group

“Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Mitropol.

“Mitropol” publikoi ekskluzivisht edhe inicialet e viktimës Nysret Gubetini.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.

Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje.

Active