Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Prishtinasi i shkon 22-vjeçarit në Mitrovicë dhe e kërcënon me thikë, përfundon në telashe me ligjin

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Personat e armatosur shpesh herë ato i përdorin për të kërcënuar ata me të cilët kanë telashe, por ka raste që përpos që i frikësojnë, i përdorin ato dhe gjithçka përfundon tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një kanosje serioze ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me thikë një 22-vjeçar.

Active

Sinjali mëson se 19-vjeçari nga Prishtina pas një mosmarrëveshje me mitrovicasin, ka eskaluar në kërcënim, çka i kushtoi me denoncim në Polici.

Viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, teksa i dyshuari ende nuk është intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Premium Store