Medi
02LAJMESHNETA

Pensionohet njëra nga infermierët më të dalluara në QKMF-në e Mitrovicës, Mahije Ibrahimi

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” u mbajt ceremonia solemne për nder të infermierës Mahije Ibrahimi, e cila sot u pensionua pas 44 vite punë dhe kontribut në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetsor të Mitrovicës.

Znj.Mahije Ibrahimi punën si infermiere e ka filluar që nga viti 1979 pranë Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë (tash Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare) në shërbimin e intervencës. Znj.Ibrahimi ka dhëne kontribut infermieror si edukatore për pacientët me sëmundje kronike, diabet dhe HTA.

Medi

Poashtu ka treguar profesionalizëm, përkushtim, humanizëm dhe aktivizëm gjatë punës së saj në shërbimin e vizitave shtëpiake për pacientët e palëvizshëm, nënat dhe fëmijët të moshës 0-3 vjeç.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, drejtori i QKMF-së Dr.Fevzi Sylejmani falënderoi profesionistën e pensionuar shëndetësore për punën dhe kontributin e dhëne!
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani ka ndarë mirënjohje për profesionistën e pensionuar shëndetësore në shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe kontributin e saj ,me profesionalizëm dhe përkushtimin maksimal gjatë 44 viteve shërbim në fushën e shëndetësisë.

Active