Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Në Prishtinë u mbajt protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm

Gjatë ditës së sotme në sheshin e qytetit në Prishtinë u mbajt protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm, shkruan Mitropol.

Në këtë protest morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët shprehën paknaqësitë e tyre në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm.

Dukato 1

Këta qytetarë besojnë se vaksina nuk është zgjidhja për virusin dhe theksojnë se me këto vaksina po pasurohen oligarkët botëror.

Në këtë protest u panë qartë mos respektimi i masave të vendosura nga Qeveria dhe mos bartja e maskës./Mitropol/

Premium Store