Active 2
02KOSOVËLAJME

Pushteti në Vushtrri ndanë grant prej 15 mijë euro për vajzën e drejtorit të financave

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Vushtrrisë e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpërblyer me grante militantët e saj, shkruan Insajderi.

Gjithsej 121 mijë e 172 euro u ndanë si grante për 13 persona në maj të 2022’ës. Nga kjo shumë, 15 mijë euro u ndanë për Jehona Jasharin, vajzën e drejtorit të Drejtorisë së Financave, Isuf Jasharin.

Dukato 1

Se vajza e tij ishte përfituese e granit e konfirmoi edhe Isuf Jashari për Insajderin. Por, i njëjti ka mohur se ka ndikuar pozita e tij që vajza e tij të jetë përfituese.

“Ju informoj se në atë kohë nuk kom qenë Drejtor në Komunë kur janë bërë shpërndarja e grandeve nga ministria dhe komuna“, tha Jashari.

Ndërsa, 13 mijë e 800 euro janë ndarë për Artmir Muharremin, djalin e drejtorit të teatrit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK’së, Fazli Muharremin.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Gazeta Insajderi ka raportuar se Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr ka përzgjedhur si fitues dy bashkëpartiakët për pozitën ‘Infermier i përgjithshëm’ në konkursin e hapur rreth dy muaj më parë.

Asamblistja e Kuvendit Komunal nga radhët PDK’së, Nurie Halili dhe ish-kandidati për asamble nga kjo parti, Besim Mehmeti u përzgjodhën nga komisioni pas intervistës dhe testit me shkrim për detyrën e ‘infermierit/ës‘ në Shtëpinë e komunitetit për persona me aftësi të kufizuara.

 

Active 1