Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Shkatërrohet laboratori i tretë në Veri në vlerë rreth 2.3 milionë euro, Sveçla: Barrikadat mbronin drogën jo qytetarët

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë janë angazhuar në një aksion anti-drogë, në veri të Mitrovicës.

Deri në ora 17:00 janë zbuluar e shkatërruar dy laboratore droge e poashtu janë arrestuar edhe të dyshuarit, shkruan “Mitropol”.

Weelnes

Siç bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Policia e Kosovës ka arritur që të shkatërrojë edhe një laborator.

Sipas të dhënave, vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve të gjetura në laboratorin e tretë, është rreth 2.3 milionë euro.

Profilet e atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit, Sveçla i quan paramilitarë e narkodilera.

Mes tjerash, ai shton se barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët.

Postimi i plotë:

Active 1