Deklarata e tij aktivizoi prokurorinë, krejt çka tha Haki Abazi në konferencën e njoftimit për shkarkim

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi alarmoi vendin me ato që tha gjatë një konferencë për media sot, pak para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës. E nisi me njoftimin për shkarkimin e tij dhe I dha disa detaje për rastin e mostrave të Astrit Deharit, deklarata që aktivizuan Prokurorinë e Kosovës.
“Kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri nga kryeministri Kurti për shkarkimin tim. Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”.
Ai tha se kjo gjë është pritur pasi ka vendosur që të dalë në konferenca për shtyp dhe ka treguar për “dështimet kolosale” të Vetëvendosjes në dy vite qeverisje.
“S’është e papritur kjo gjë. Unë kam shprehur qëndrimet e mia në konferenca të rregullta për shtyp si deputet dhe si kryetari i Komisionit deri në momentin kur Kuvendi e aprovon urdhrin ose jo. Do të vazhdoj që në mënyrë direkte të shpreh mendimet e mia se çfarë ndodh përbrenda jetës politike parlamentare”.
“E përsëris edhe sot se unë nuk jap votë kundër Qeverisë Kurti dhe s’do e bëj Qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar. Tani kemi këtë kombinacion politik në Kosovë. Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, Grenelli nuk ekziston, Escobar s’është njeriu që mund të krahasohet me Grenell. Asnjë interes të vetëm s’e ka për të rrëzuar Qeverinë Kurti”.
Abazi në një konferencë për media ku tha se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, tha se është detyruar të protestojë për shkak të diskriminimit.
“Shpesh herë nuk më është dhënë fjala përbrenda parlamentit dhe jam detyruar që të protestoj në forma të ndryshme që kjo të bëhet”, tha Abazi.
Ai gjatë konferencës ka thënë se në VV ka vrasje të demokracisë së brendshme.
Ai ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve lokale, që sipas Abazit ka lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për krytetar komunash – duke thënë se këtë ia ka thënë edhe kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.
Zgjedhjet lokale, dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje sidomos për kandidatët e përzgjedhur. Zgjedhjet e brendshme, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, mos lejimi i garimit të njerëzve të dëshmuar dhe lënia jahstë e aktivistëve të devetotshëm të Lëivjes Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.
Ish-zëvendëskryemnistri gjatë Qeverisë “Kurti 1”, ka akuzuar Qeveirnë edhe për qasjen ndaj politikave të Jashtme.
“Escobari nuk është Grenell, ai është pjesë e adminitatës Biden”, ka thënë Abazi teksa ka kritikuar Qeveriën për qasjen ndaj SHBA-ve.
Ai gjithashtu ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.
Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.
Ai tha se shkarkimi i tij është minor krahas zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund”, u shpreh ai.
“IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, shtoi ai.
Tutje, për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.








