Hovenieri me video-urim ku Hashim Thaçi shfaqet disa herë: Urime të përzemërta për Pavarësinë!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka botuar një video në të cilën uron popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë. Në 15 vjetorin e pavarësisë, ai ka theksuar mbështetjen dhe marrëdhënien e mirë që ShBA-ja dhe Kosova ka pasur gjatë këtyre viteve.
Në videon gati 2-minutëshe, ambasadori tregon për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës. Natyrisht, ambasadori foli edhe për zhvillimin e hovshëm të Kosovës gjatë këtyre 15 viteve, duke theksuar se marrëdhënia e mirë do të vazhdohet të thellohet.
“Do të vazhdojmë të thellojmë këtë partneritet sepse në thelb marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demorkacisë, pavarësisë dhe diversitetit.” – theksoi ambasadori amerikan.
Në videon e ambasadorit shihen disa figura të rëndësishme të politikës kosovare, përfshirë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin deri tani liderët aktual të Kosovës e kanë shmangur ta përmendin./Nacionale/








