Dukato 2
02LAJME

I la shenja në fytyrë nga shuplakat e forta, por Policia nuk e arrestoi edukatoren e çerdhes “Nina” – rasti në procedurë të rregullt

Të hënën një edukatore e Kopshtit “Nina” në Mitrovicë e goditi me shuplakë një 4 vjeçar për të cilin po kujdesej. Rastin e njoftoi menaxherja e institucionit tek drejtoresha, e kjo e fundit u tregoi prindërve.

Këta vendosën ta largojnë fëmijën nga kopshti dhe iu drejtuan organeve të rendit.

Active

“Është fëmijë prematur, është i lindur në muajin e shtatë 1 kilogram e 128 gr dhe ka ngecje, ka dyshime për autizëm ende nuk fole. Dyshimi im është që nuk është hera e parë, sa herë ka ardhë djali pasi e kemi marrë nga çerdhja kur ja kom pa flokët, grushtin e flokëve, i thosha gruas a janë duke i rënë flokët djalit, a çka është tu ndodhë, diçka nuk është në rregull. Pastaj kam vërejtur do shenja të vogla, veshët e skuqur, djali është i urtë është hiperaktiv por jo agresiv, nuk i ngucë fëmijët e tjerë.” tha babai i djalit, Shefki Ibrahimi.

Ai dyshonte se kishte ngacmime nga fëmijët e tjerë të kopshtit, por s’i kishte shkuar mendja asnjëherë te edukatoret.

E drejtuesja e këtij institucioni Agnesa Shipoli-Nika e pranon se katërvjeccari u godit nga edukatorja, por mohon se ky veprim ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk po dua me fajësu as me shfajësu edukatoren, deri në atë ditë ka qenë një ndër edukatoret më të sjellshme dhe kujdesshme sa i përket kopshtit, ka ndodhë një sulm në afekt që është i patolerueshëm, jo profesional.” deklaroi Shipoli Nika.

Mirëpo, edhe pse dolën pamjet që fëmija ishte goditur dhe kishte shenja, edukatorja nuk u arrestua dhe tani është e lirë. Ndonëse faji u konfirmua përmes kamerave dhe nga vetë çerdhja, Policia e procedoi rastin në procedurë të rregullt dhe nuk e arrestoi edukatoren. Madje, ata po e konsiderojnë “lëndim të lehtë trupor”.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Mitrovicë 20.02.2023- Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se fëmiu i saj ishte keqtrajtuar nga e dyshuar femër kosovare. Pas intervistimit me vendim  të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thonë nga Policia e Mitrovicës.

 

Koha