Premium Store
KOSOVËLAJME

Këta janë tre të arrestuarit që dyshohen për therjen me thikë te “kafet e rakisë” në Prishtinë

Lokalet e njohura si “kafet e rakisë” në qendër të Prishtinës mbrëmjen e sotme u boshatisën, pas një incidenti me thikë, ku mbeti i lënduar një person. Për motive ende të panjohura, viktima 36-vjeçar u sulmua me mjet të mprehtë dhe të dyshuar për rastin janë tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre personat që janë arrestuar pasi dyshohen se janë përfshirë në këtë rast janë Kujtim Mehmeti, Albin Bahtiri dhe Fisnik Markaj.

Dukato 1

Të njëjtit janë arrestuar pasi Policia ka intervenuar në rast, ndërkohë që viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i riu është goditur me thikë në kokë, duke pësuar kështu plagë, për çka po merr trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dukato 1